Ylli Manjani plas deklaratën e fortë: Pa asnjë dyshim do ta votoja Fatos Nanon për president, ai është universitet politik, vetëm këta 2 politikanë ishin kundër

by admin
Spread the love

Ylli Manjani, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se po të ishte deputet, do të votonte pa asnjë dyshim që në krye të Presidencës, të vendosej Fatos Nano.

Ndër të tjera, ish-ministri i drejtësisë, e përshkruan Nanon si një dialogues të zotin dhe mishërim i tolerancës politike.

Reagimi i Manjanit:

“Fatos Nano President?! Se di! Po të jetë e vërtetë kjo nuk është ide e keqe, përkundrazi. Socialistët ja kanë borxh Fatosit. Pa asnjë dyshim! Meta dhe Rama kanë qenë pengesa e Tij për të shërbyer në detyrën e Presidentit…

Por mbi të gjitha, Fatos Nano i ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë të jetë një President i mirë. Ai është universitet politik. Dialogues i zoti.

Mishërim i tolerancës politike. Cilësi të cilat politika jonë ka vite që i ka humbur. Padyshim që mjedisit publik, politik dhe shtetëror i bëhet mirë nga rikthimi aktiv i Fatos Nanos. Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok”, shkruan Manjani.

You may also like