Ylli i West Hamit e ndihmon ushtrinë ukrainase, kjo është shuma e parave që e dhuroi ai

by admin
Spread the love

Vendimi i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën ka përmbysur supozimet për paprekshmërinë e kufijve dhe e ka futur botën në një situatë krejtësisht të re.

Ukraina po vazhdon ta mbrojë territorin ndaj agresionit rus, dhe po merr ndihma për forcat e armatosuar nga të katër anët.

Një donacion të madh për Forcat e Armatosura të vendit të tij e ka bërë edhe sulmuesi i njohur ukrainas, Andriy Yarmolenko.

Sipas “Zorya Londonsk”, sulmuesi i West Ham Unitedit ka dhuruar 75 mijë funte për ushtrinë ukrainase.

Ndryshe, Yarmolenko është i lindur në Rusi, por prindërit janë ukrainas, të cilët pastaj u rikthyen në vendlindje.

At the London Stadium on Sunday, Yarmolenko's face was beamed onto the big screens

Para ndeshjes kundër Wolves të dielën, trajneri i West Ham, David Moyes zbuloi: “Ai nuk ndihet mirë për momentin – ne i kemi dhënë disa ditë pushim”

/Insporti.com

You may also like