Ylli i Milanit, Rafael Leao mungon kundër Dortmundit

by admin
Spread the love

AC Milan pritet të jetë pa yllin Rafael Leao në ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.

Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e tretët në Grupin F pas katër ndeshjeve, duke marrë vetëm pesë pikë, një më pak se Paris Saint-Germain dhe dy më pak se Dortmundi.

Me dy ndeshje të mbetura për të luajtur, të katër skuadrat kanë një mundësi për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të kompeticionit kryesor të Evropës për klube.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, rikuperimi i Leaos nuk ka shkuar ashtu siç pritej në Milanello dhe tani klubi pret që ai të mos jetë në ndeshjen ndaj Dortmundit më 28 nëntor.

You may also like