Ylli i Chelseat u poshtërua, tifozët festuan kur trajneri e nxori nga loja

by admin
Spread the love

Chelsea po luan një tjetër sezon katastrofik në Ligën Premier dhe tashmë është e qartë se nuk ka asgjë për të luftuar për kreun e tabelës dhe rezultatin e fundit të keq Blutë e kanë shënuar të dielën.

Në stadiumin Molineux, ata u mundën nga skuadra vendase Wolverhampton me rezultat 2-1 dhe gazetari i Sky Sports, Adam Bate zbuloi një detaj interesant që e vuri re pasi trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino vendosi të largonte nga loja sulmuesin Nicolas Jackson.

Sipas gazetarit Bate, tifozët e Chelseat e festuan largimin e Jacksonit sikur të ishte një gol për skuadrën e tyre dhe arsyeja është sigurisht paraqitjet e tij të dobëta.

Megjithatë, fakti interesant është se pavarësisht ndeshjeve vërtet të këqija dhe humbjeve të shumta këtë sezon, Jackson aktualisht është golashënuesi më i mirë i Chelseat në Ligën Premier me 7 gola.

Sulmuesi senegalez mbërriti në Stamford Bridge këtë verë nga skuadra spanjolle Villarreal në një transferim me vlerë rreth 40 milionë euro.

Në gjithsej 21 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ai shënoi 8 gola dhe regjistroi një asistim, dhe Chelsea aktualisht është në vendin e dhjetë në tabelë me vetëm 22 pikë nga 18 ndeshje.

You may also like