Ylli fiton dramën ndaj Prishtinës

by admin
Spread the love

Golden Eagle Ylli ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në duelin e luajtur të dielën në Suharekë, Ylli triumfoi me shifrat 103:95. Në fakt, Ylli e mposhti Prishtinën pas vazhdimit prej pesë minutave pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 85:85.

Në vazhdimin prej pesë minutave, Ylli ishte më i mirë (18:10), ndërsa u veçua Jan Palokaj që ishte i saktë në tri gjuajtjet e tij për tri pikë.

Palokaj ndeshjen e mbylli me 21 pikë, sa i pati edhe Nate Grimes por që shtoi edhe 13 kërcime. Ndërkohë, fundori Alonso Verge pati 37 pikë, 5 kërcime e 8 asistime.

Te Prishtina, më efikasi ishte Diamond Stone me 28 pikë kurse Shaheed Davis shtoi 17 pikë.

Për Yllin, kjo është fitorja e tretë rresht që e forcon në pozitën e tretë në tabelë me 39 pikë, një më shumë se Prishtina që është e katërta në tabelë dhe regjistroi humbjen e tretë rresht.

You may also like