Yjet shqiptare urojnë Pavarësinë e Kosovës përmes një video të publikuar nga Ministria e Kulturës – Shqip

by admin
Spread the love

10:43 | 17 Shkurt 2022

Kosova sot po feston përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova sot po shënon 14-të vjetorin e Pavarësisë, shkruan lajmi.net.

Ajo po merr urime nga gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

E pak më ndryshe e kanë uruar disa nga yjet shqiptare që dhanë shumë Kosovën.

Përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Kulturës, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë uruar  14-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë na bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.

“Përshëndetje, unë jam Rita Ora. Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë. Ka aq shumë domethënie për ne, shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, u shpreh Rita Ora.

Urime përmes videos kanë dhuruar edhe xhudistja, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, gjithashtu edhe regjisorja Blerta Basholli, regjisori Sami Karahoda e skitarja Kiana Kryeziu./Shqip/

You may also like