Yjet e Romës në vitrinë, drejtuesit e klubit refuzojnë ofertat e parë

by admin
Spread the love

Falë José Mourinhos, një nga protagonistët e sezonit të Romës ka qenë me siguri edhe Nicola Zalewski. Paraqitjet e 20-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e Borussia Dortmund dhe disa klubeve të Ligue 1.

Por sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Roma do të refuzojë çdo ofertë për lojtarin, pasi tekniku dhe Tiago Pinto e konsiderojnë të pashitshëm.

Një tjetër lojtar verdhekuq, Ibanez, pëlqehet shumë në Premier League sidomos nga Newcastle dhe Tottenham, që kanë ofruar 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, por klauzola e largimit të Ibanez është 80 milionë euro. / Oversport.tv

You may also like