​Yakin: Miqësoret do të jenë test për Shaqirin

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë dy ndeshje testuese kundër Danimarkës dhe Irlandës në fund të marsit. Trajneri Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ku janë përfshirë edhe kosovarët Uran Bislimi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Duke folur për lojtarët e ftuar, Yakin ka diskutuar edhe rreth gjendjes së Xherdan Shaqirit për të cilin nuk e ka garantuar vendin e titullarit në formacion, por ka thënë se do të jenë ndeshjet miqësore një test për të parë formën e tij.

“Ajo që tani nevojitet është qartësia se kush është në çfarë forme. Ne do të flasim me të lojtarët në mars. Duhet të riorientohemi dhe të provojmë veten. Kjo vlen për çdo lojtar. Për mua, është e qartë se performanca ka rëndësi dhe kjo është ajo nga e cila do të udhëhiqemi. Shaqiri ishte vendimtar në fazën e grupeve. Bisedova shkurtimisht me atë. Do të provojmë disa gjëra në mars, për këtë janë lojërat testuese. Por ai gjithashtu duhet të dijë dhe kuptojë rolin e tij”, ka thënë Yakin në një konferencë për media.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Murat Yakin:

Portierët: Yann Sommer, Gregor Kobel, Yvon Mvogo

Mbrojtja: Eray Cömert, Manuel Akanji, Nico Elvedi, Ulisses Garcia, Kevin Mbabu, Becir Omeragic, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Silvan Ëidmer, Cédric Zesiger

Mesfusha-sulmi: Michel Aebischer, Zeki Amdouni, Uran Bislimi, Remo Freuler, Granit Xhaka, Denis Zakaria, Vincent Sierro, Dereck Kutesa, Dan Ndoye, Noah Okafor, Xherdan Shaqiri, Renato Steffen, Ruben Vargas

You may also like