Xhoana ‘turbullon’ vilën e dashurisë, rikthehet sërish në Love Island Albania! – Shqip

by admin
Spread the love

Love Island Albania hapi një televotim ku publiku votoi për ishullorin që dëshironte të rikthente në vilën e dashurisë nga të larguarit.

Mes Sergei, Iris, Salion, Glen, Artemis, Ilda, Sofiela, Erato, Stiv, Emiljano, të gjithë të larguar nga Love Island Albania, publiku zgjodhi të fuste sërish brenda vilës Xhoanën.

Ajo ishte ishullorja më e votuar nga publiku dhe ka 72 orë kohë për të bërë për vete njërin nga djemtë e vilës. Ishullorët mbetën të habitur pasi ata nuk e prisnin rifutjen e një prej ishullorëve të larguar.

Amadea ka qenë ajo që është lumturuar më shumë, ndërkohë që ajo nuk takoi asnjë prej ishullorëve të tjerë.

Më të befasuar nga të gjithë mbetën Arlindi me Uedën, se si do të vazhdoj marrëdhënia e tyre pas futjes së Xhoanës do ta shohim ditët në vazhdim.

/Love Isand Albania

You may also like