Xhiroi pacienten dhe e publikoi nëpër rrjete sociale – privohet nga liria një 46-vjeçare! – Shqip

by admin
Spread the love

RASTIN E KISHTE DENONCUAR I BIRI I PACIENTES SË KEQPËRDORUR

Një xhirim i pacientes nga reparti i psikiatrisë në Qendrën Klinike të Tetovës, ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale, nga një e punësuar në këtë spital.

Rastin e kishte denoncuar djali i pacientes, përcjell KlanM, xhirimet e së cilës në mënyrë të paautorizuar ishin shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Policia e Tetovë ka konfirmuar se është privuar nga liria, 46-vjecarja e dyshuar.

“Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje rreth orës 20:10 kanë privuar nga liria 46-vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar nënën e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka regjistruar videon, të njëjtën ajo e kishte postuar në rrjetet sociale. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, thonë nga SPB Tetovë.

Ky është rasti I dytë I këtij lloji në Spitalin e Tetovës. Kohë më parë, anesteziologu Valton Dervishi, që kishte punuar në këtë Spital, nëpër rrjete sociale kishte publikuar pamje të pacientëve.

Oda e Mjekëve ia mori licensën e punës për 7 vite. Ai para gjykatës pranoi fajin dhe u kërkoi falje pacienteve. Para shtatë muajve u dënua me 15 muaj burg./KlanMacedonia

You may also like