“Xhihadistë islamikë” në Banjskë?! E thotë analisti serb, gazetarja shqiptare rri e dëgjon… – Shqip

by admin
Spread the love

Narrativa serbe i është rikthyer gënjeshtrave me të ashtuquajtur “xhihadistë islamikë” një term i sajuar dhe spekullues, përdorur për çdo rast nga spekullatorë të çdo niveli.

Sipas një analisti serb, në Banjskë me 24 shtator, janë parë të tillë. Mjafton ta thuash, që media t’ja përcjellë opinionit, paçka se nuk jepen fakte.

Në rastin e Dusan Janiç, intervistuar nga Euroneës Albania, as gazetarja që e interviston nuk ja kërkon këtë.

“Konfikti mund të mos jetë domosdoshmërisht mes Serbisë dhe Kosovës, por mund të kemi një seri incidentesh. Ne pamë qartësisht që sulmi në Banjskë u bë nga paramilitarë serbë, por dhe në manastirin e Zveçanit kemi parë xhihadistë islamikë, ashtu sikurse dihet ndikimi rus dhe prania e Ëagner-it, ndaj në këtë aspekt është mirë që menaxhimi i konflikteve të bëhet nga ndërkombëtarët”, tha Janiç.

Pra thuhet kjo gati dy muaj nga ajo ngjarje, trashësisht dhe paturpësisht, përballë një gazetarie që përton të kërkojnë fakte që provojnë akuzën apo pretendimin. Synimi i analistit serb, qartazi sajimi i një realiteti ku fajësia të balancohet e mos jetë vetëm në njërën anë.

Fjala vjen: kush paskan qenë ato xhihadistë islamikë, nga vinin dhe ç’kërkonin në Banjskë?! Këtë pyetje mund t’ja kishte bërë lehtësisht dhe profesionalisht gazetarja në studio. /tesheshi.com/  

You may also like