Xhaka thyen rekord për kartonë të kuq në Premierligë

by admin
Spread the love

Me kartonin e kuq të mbrëmshëm, Xhaka ka regjistruar një rekord të zi të tij që nga shkuarja e tij në Angli, njofton Insporti.

Që nga sezoni i tij debutues me Arsenalin në 2016-17, asnjë lojtar i Premierligës nuk është përjashtuar më shumë herë në të gjitha garat sesa Granit Xhaka (5), raporton ‘Opta’.

Arsenali barazoi në Anfield mbrëmë ndaj Liverpoolit, anipse ishte me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 24-të.

Arsenali do ta ketë ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit të enjten e ardhshme, aty ku do të përcaktohet skuadra e cila do t’i bashkohet Chelseas në finalen e Kupës Carabao. 

You may also like