Xhaka rrëfen pse nuk i tha “po” Shqipërisë – ky person e kishte kontaktuar

by admin
Spread the love

Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta përfaqësuar Shqipërinë në nivel ndërkombëtar.

Derisa aso kohe, Kosova nuk ishte pranuar në UEFA dhe FIFA, pritej që Xhaka, tani futbollist i Arsenalit të luante te Shqipëria, por kjo nuk ndodhi dhe se ylli llapjan zgjodhi Zvicrën.

Për këtë kishte shumë polemika dhe asnjëherë kjo temë nuk u sqarua njëherë e mirë, derisa kishte shumë prej tyre që e kritikuan Granitin.

Megjithatë, sonte, në një transmetim drejtpërdrejtë me Kozak, Xhaka ka folur edhe për këtë temë, derisa ia ka vënë “pikën”.

Ai thotë se asnjëherë nuk mori ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Kjo pyetje që nuk ka marrë përgjigjje si duhet. Do të flasë për këtë temë dhe do ta mbyllë këtë temë. Ishim shumë të rinjë, kur babai im na ofroi te Shqipëria, por nuk kishte interesim aso kohe”, ka deklaruar fillimisht Granit Xhaka, përcjell FrontOnline.

Sipas tij, i vetmi njeri që e ftoi te kuqezinjtë ishte kapiteni legjendar, Lorik Cana.

Lorik Cana - Player profile | Transfermarkt

“I vetmi njeri që më ftoi te Shqipëria ishte Lorik Cana, nuk ia harroj kurrë. Më telefonoi edhe më pyeti se si ishte situata, por nga FSHF-ja nuk kishte asnjë telefonatë apo takim”, tregoi ai, duke vazhduar:

“Kjo ishte ana e Shqipërisë. Nga ana e Zvicrës, isha i ri, nuk kisha kohë të mendoja. Dhe kur të ulet Otmar Hitzfeld, trajneri legjendar, i cili më tha se më donte gjithsesi te Zvicra, për mua ishte gjë e madhe”.

Për fund, ai thotë se “ka gjak shqiptari” dhe nuk është asnjëherë kundër Shqipërisë.

“Por, kjo nuk nënkupton se jam kundër Shqipërisë. Jam shqiptar, kam gjak shqiptari”, përfundoi futbollisti i Arsenalit.

Lexo lajme interesante

You may also like