Xhaferoviç: Dokumentet e nënshkruara në Bullgari kanë përmbajtje më të gjerë se “Ballkani i Hapur”

by admin
Spread the love

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Shefik Xhaferoviç, në fjalimin e tij sot me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u përqendrua edhe në marrëveshjet e nënshkruara nga udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, më 10 nëntor të vitit 2020.

Në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkrua Deklarata për tregun e përbashkët rajonal për integrim më të thellë ekonomik rajonal dhe një hap drejt tregut të vetëm të BE-së si dhe Deklaratën për axhendën e gjelbër.

Anëtari i Presidencës së BeH-së, Xhaferoviç konsideron se përmbajtja e atyre dokumenteve është më e gjerë se përmbajtja e Ballkanit të Hapur.

Si anëtar i presidencës së BeH-së, konsideroj se ajo që nënshkruam në Sofje më 10 nëntor të vitit 2020 është e mjaftueshme për ne. Ky nuk është zëvendësim për rrugën tonë evropiane, është në rrugën tonë evropiane në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe në vend që të nisim ide nga nismat e reja, duhet të zbatojmë atë që kemi miratuar tashmë si nismë. Pse ajo nuk realizohet ndërsa flitet për disa ide tjera mbetet çështje e hapur. Unë nuk dua të them asgjë paraprakisht”, tha Xhaferoviç.

Lidhur me regjistrimin e popullsisë, i cili është ende po zgjat në Maqedoninë e Veriut, Xhaferoviç dërgoi një mesazh se të gjithë duhet të deklarohen ashtu siç ndjehen.

Të jenë ata që janë dhe të deklarohen ashtu siç ndjehen, se janë boshnjakë, me një zemër të plotë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuptimin etnik boshnjak, se gjuha e tyre amtare është boshnjake”, shtoi Xhaferoviç.

You may also like