Xhaferi sot në Kuvend do të paraqesë programin dhe përbërjen e Qeverisë teknike

by admin
Spread the love

Sot paradite, tashmë mandatari për kryeministër teknik Talat Xhaferi duhet të paraqesë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë teknike. Seanca për zgjedhjen e Qeverisë do të thirret për nesër, më 28 janar, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi dje pranoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë teknike. Ai përmes postimit në Facebook deklaroi se do të punojë me përkushtim dhe transparencë në këtë funksion të ri.

“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, shkroi në Facebook Xhaferi.

Ndërkohë, Jovan Mitrevski poashtu dje mori funksionin e kryeparlamentarit nga Talat Xhaferi.

Paraditen e 25 janarit, kryeministri Dimitar Kovaçevski dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, me çka e gjithë Qeveria dha dorëheqje deri në zgjedhjen e qeverisë teknike të dielën. Pas tij, dorëheqje dha edhe kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit.

Ai e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare 26 janarit.

Nesër, me 28 janar pritet të formohet Qeveria teknike dhe se do të respektohet marrëveshja që kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, po ashtu e mërkurë.

MARKETING



You may also like