Xhaferi pritet me fishkëllima në ”Meçkin Kamen” në Krushevë – Shqip

by admin
Spread the love

XHAFERI: E JONA ËSHTË TË VENDOSIM A DO TË ECIM DREJT INTEGRIMIT EUROATLANTIK APO DO TË NGECIM NË RRUGËN E VERBËR BALLKANIKE

Me të mbërritur në Meçkin Kamen në Krushevë për shënimin e 120 vjetorit të Kryengritjes së njohur të Ilindenit, krye parlamentari Talat Xhaferi nuk u prit ashtu siç duhet.

Përpos fishkëllimave, delegacioni shtetëror i përbërë edhe nga ministrat u përcjell edhe me thirrje të tjera ofenduese.

Por kjo nuk e ndërpreu krye parlamentarin Xhaferi që të dërgojnë mesazhin duke theksuar se vendi gjendet para një sfide të rëndësishme, por se mbetet sfidë e jona nëse do të vendosim a do të ecim përpara drejt integrimit euroatlantik të vendit apo do të ngecim në rrugën e verbër ballkanike që nuk na çon askund.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetarët dhe para së gjithash faktorët politikë në vend janë para një vendimi tjetër të madh dhe vendimtar. A do të ecim përpara drejt integrimit euroatlantik të vendit, diçka për të cilën kemi vendosur si shtet që nga pavarësia në 1991, apo do të ngecim në rrugën e verbër ballkanike që nuk na çon askund, është një zgjedhje që duhet bërë duke kapërcyer tekat, duke kuptuar realitetin dhe duke dalë nga interesat e ngushta dhe egoiste partiake që premtojnë një të ardhme tjetër, që edhe për më optimistët është fatamorganë jorealist” – tha Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi shtoi se këto nuk janë kohë për arsyetime naive që do të sjellin pasoja jashtëzakonisht të pakthyeshme nga të cilat askush nuk do të mundet më pas të tërhiqet.

“Është koha për maturi, është koha për përgjegjësi dhe vetëdije e ndërgjegje të lartë dhe për të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. Sado e vështirë të jetë, megjithatë është një vendim shtetëror dhe duhet marrë përgjegjësi. Edhe nëse është me çmimin e ndonjë disfate politike në të ardhmen, me koston e pasojave pozitive apo negative, e ardhmja do të konfirmojë nëse është marrë vendimi i duhur. Sepse, në kontekstin e sotëm, nëse analizojmë vendimet e dikurshme historike” – deklaroi Xhaferi.

Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi edhe atë se 120 vjet më parë në Krushevë u ndez zjarri i luftës për shtet të lirë dhe të pavarur  Manifesti i Krushevit, siç përmend Xhaferi, ishte dokumenti në të cilin autorët dhe udhëheqësit e kryengritjes së Ilindenit, Nikolla Karev, Goce Dellçev, Dame Gruev, Pitu Guli dhe heronj të tjerë të njohur e të panjohur treguan se kanë vlera të zhvilluara qytetëruese dhe parime për bashkim, tolerancës dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht nga feja, përkatësia etnike, gjinia apo statusi shoqëror. Ai gjithashtu shtoi se më shumë se një shekull më parë, me vizionin që kishin, ata folën dhe luftuan për liri, për drejtësi, për respektim të të drejtave të njeriut, për bashkëjetesë, tolerancë dhe mirëkuptim, për një shoqëri multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale. /KlanMacedonia/

You may also like