Xhaferi në takim me Kyuchyuk: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot zhvilloi takim me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryeministri Xhaferi theksoi kënaqësinë për mbështetjen nga ana e Kyuchyuk në promovimin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian dhe kontributin e tij personal në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin.
“Shembulli i fundit i suksesshëm në atë drejtim ishte procesi i “Dialogut Zhan Mone”, në kuadër të të cilit zhvilloheshin bisedimet për Rregulloren e re të Kuvendit, e cila u miratua me konsensus nga deputetët. Në takim u shkëmbyen mendime për përparimin e shtetit në kontekst të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për situatën e brendshme politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj zotim i fuqishëm i Qeverisë mbetet përmbushja e obligimeve që janë pjesë e kornizës së negociatave me BE-në”.

“Kryeministri Xhaferi dhe eurodeputeti Kyuchyuk shkëmbyen qëndrime për reformat e arritura në shtet, si edhe për dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i procesit të zgjerimit është në interes të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë, shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përqendrohen në forcimin e zbatimit të proceseve reformuese”, thuhet në njoftim për takimin në mes Xhaferit dhe Kyuchyuk.
Gjithashtu theksohet se duke i uruar zgjedhjen e kryetarit të Qeverisë, Talat Xhaferit, Kyuchyuk theksoi se kjo zgjedhje është sukses jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin, me ç’rast theksoi se Maqedonia e Veriut edhe një herë u bë shembull edhe për shumë vende evropiane për funksionimin e suksesshëm të demokracisë multietnike.

MARKETING



You may also like