Xhaferi: Deputeti i Levicës nuk mund t’i ikë pagesës së dëmit prej 9 mijë eurove

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë brifingut me gazetarët, komentoi sjelljen e ashpër të deputetëve të “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, të cilët shkaktuan dëme materiale në folotren e kuvendit dhe në tavolinën e kryesisë së kuvendit. Sipas Xhaferit dëmi që është bërë kap shifrën e rreth 9 mijë eurove, dhe sipas ligjit të mardhënies së punës, dëmi duhet të kompensohet nga ai që është kryer, në këtë rast nga deputeti Kërmov.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Ka procedurë ligjore për çdo veprim, dëmi që është bërë duhet të kompensohet nga ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar këtu. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e ligjit, vlen procedura për kompenzim material, nuk mund t’i ikim. Nëse nuk paguan ka procedura ligjore, të cilave nuk mund t’iu ikë. Gjithçka që është dëmtuar, është regjistruar”. /SHENJA/

MARKETING



You may also like