Xavi: Nëse dëshiron të jesh në elitë, duhet të durosh

by admin
Spread the love

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, në një konferencë për medie, një ditë para ndeshjes me Almeria-n, ka folur për situatën jo të mirë që po kalon skuadra e tij.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Gironas dhe Antwerpit (Liga e Kampionëve), katalonasit do të përballen nesër mbrëma me Almeria-n, në kuadër të La Ligës.

Xavi mendon se skuadra e tij po gabon në mbrojtje. Megjithatë, ai është i bindur Barcelona do të rikthehet në formën më të mirë.

“Mendoj se skuadrës i mungon mbrojtja efikase. Sezonin e kaluar ne e ruajtëm portën të paprekur në shumë ndeshje, por në këtë sezon nuk po ndodh. Duhet të jemi më të fortë për të qenë më konkurrues”, ka thënë ai.

“Besoj shumë në atë që po bën ekipi, jam optimist. Besoj se do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Ndonjëherë, të jesh trajner i Barcelonës mund të jetë e pakëndshme, por nëse dëshiron të jesh në elitë, duhet të durosh”, ka theksuar Xavi.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të gjejnë një mesfushor për mbuluar pjesën e Gavit, i cili për shkak të një lëndimi të rëndë, do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

“Me lëndimin e Gavit na duhet një lojtar me atë profil, por është e vështirë. Të shohim me Decon, me presidentin, por varet edhe nga ‘fair play’ financiar”, ka pohuar Xavi.

 

You may also like