Xavi merr lajme të mira para ndeshjes me Napolin

by admin
Spread the love

João Felix është pjesë e listës së skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e Champions League me Napolin.

Ndeshja e parë e fazës së 16-të është caktuar për të mërkurën në orën 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Xavi Hernandez mori lajmin e mirë për dy rikthime dhe përveç portugezit, në listë është edhe Sergi Roberto.

Reprezentuesi portugez u dëmtua në stërvitjen e Barcelonës në fund të janarit, me një ndrydhje në ligamentin e jashtëm anësor të kyçit të këmbës së djathtë, pasi kishte humbur tashmë katër ndeshje. Ai ishte stërvitur me ekipin të hënën.

 

/GazetaBlic Sport/

You may also like