Xavi: Me gjithë respektin për Casemiron, Busquets është më i miri në rolin e tij

by admin
Spread the love

Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Levantes, Xavi është pyetur nëse Barcelona është në kërkim të një pasardhësi të Busquets ose nëse dikush në organikë është gati për të marrë trashëgiminë e tij.

“Për mua është lojtari më i mirë përpara mbrojtjes në mesin e fushës në 10-15 vitet e fundit, ndonëse e respektoj shumë Casemiron. Gjithçka që bën është e jashtëzakonshme, për sulmin dhe për mbrojtjen.

Ka qenë gjithmonë një nga lojtarët më të kritikuar, por nuk do të jetë e lehtë të gjejmë një zëvendësues për të. Nico dhe de Jong mund të luajnë në pozicionin e tij”, ka thënë trajneri i Barcelonës. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like