Xavi: Ka zemërim në dhomat e zhveshjes

by admin
Spread the love

Barcelona mori vetëm një pikë në “Mestalla”. Kampionët në fuqi të Spanjës kaluan në avantazh me anë të Joao Felix, por vendasit barazuan Hugo Guillamon, i cili vulosi barazimin 1-1.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën e Xavit mes kampionatit dhe Champions League. Në lidhje me duelin ndaj Valencias, trajneri katalanas u shpreh se ekipi i tij humbi 2 pikë.

“Jemi në rrugën e duhur, por hodhëm në kosh dy pikë, njësoj si javën e kaluar. Kishim raste të mjaftueshme për të fituar ndeshjen, por kthehemi në shtëpi me një pikë që na lë të pakënaqur.

Mungesa e saktësisë përpara portës nuk është normale… Dhe mendoj se është më e madhe se cilësia që kemi në mbrojtje. Është koha të jemi autokritikë dhe të kërkojmë më shumë nga vetja.

Në dhomat e zhveshjes ka zemërim dhe zhgënjim, ashtu ndihem edhe unë. Sepse zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Xavi, i cili po përballet me kritika të shumta.

You may also like