Xabi Alonso apo Jurgen Klopp, drejtori sportiv i Bayern Munich jep detaje për pozitën e trajnerit

by admin
Spread the love

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, siguroi se nuk do të përpiqet të kontaktojë Jurgen Klopp për ta bindur atë të rikthehet në Bundesligë , nga respekti dhe duke ditur se çfarë gjendje po kalon:

“Unë nuk do të telefonoj Jurgen Klopp për të ofruar një punë. E di se çfarë do të thotë kur thotë ‘po më mbarojnë energjitë’. Pak njerëz mund ta gjykojnë këtë më mirë se unë, sepse e ndjeva. Prandaj nuk do të të telefonoj atë”, ka shpjeguar ai për Bild, transmeton GazetaBlic Sport.

I pyetur për Xabi Alonson, gjermani shpjegoi se nuk ka folur ende me asnjë trajner për vendin e lirë të Thomas Tuchel në fund të sezonit, por theksoi faktin se ai tashmë ka qenë në klub: “Nuk kam folur ende me asnjë trajner. dhe nuk kam marrë asnjë miratim apo refuzim. Xabi luajti për Bayernin, por nuk dua të bëhem tituj: Xabi i përshtatet Bayernit. Unë thjesht po flas që ai e njeh mirë këtë klub”, përfundoi Eberl.

/GazetaBlic Sport/

You may also like