Wolvesi tërhiqet nga gara për Brojën

by admin
Spread the love

Skuadra e Wolverhamptonit është tërhequr nga gara për transferimin e sulmuesit Armando Broja këtë verë.

“Sky Sports” ka njoftuar të mërkurën se Wolvesi ka njoftuar Chelsean se nuk është gati për të paguar shumën që ekipi nga “Stamford Bridge” po e kërkon për kartonin e Brojës.

Chelsea po kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë Brojën, të cilën e ka nxjerr në shitje për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.

22-vjeçari në fillim të këtij viti u huazua tek Fulhami, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028. Broja në fund të edicionit do të kthehet te Chelsea, pasi Fulhami nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, Broja ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim. Më tërheqjen e Wolverhamptonit, në garë për shërbimet e Brojës ka mbetur vetëm skuadra e West Ham Unitedit.

You may also like