West Ham gati të thyejë rekordin personal të merkatos, “all in” për sulmuesin e momentit

by admin
Spread the love

Victor Boniface është padiskutim një nga sulmuesit më të përfolur në Gjermani dhe jo vetëm, pasi ai vazhdon të shënojë rregullisht.sulmuesi nigerian në vitin e tij të parë në Leverkusen ka shkëlqyer dhe tashmë klubet e tjera europiane kanë shfaqur interesimin për kartonin e tij.

Në 23 ndeshje zyrtare, 23-vjeçari ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar 8 herë, duke rritur kështu ndjeshëm vlerën e tij.

West Ham thuhet se është duke bërë hapa para për të tentuar nënshkrimin e lojtarit. “Çekanët” kanë ofruar 70 milionë euro për kartonin e tij dhe nëse kjo ofertë pranohet, atëherë do të thyeht rekordi personal i klubit anglez për shpenzimin e lartë të një kartoni lojtari.

Megjithatë, Leverkusen nuk është ende i bindur për ta lënë atë të lirë, sidomos tani në merkaton e janarit. Në garë për shërbimet e Boniface janë edhe Chelsea, Napoli dhe Newcastle./h.ll/abcnews.al

You may also like