West Ham e Eintracht Frankfurt kualifikime “thriller”, Lyon heq qafe Porto

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emocione të mëdha në Europa League. West Ham United pas shtesës eliminoi Sevilla, 6 herë fituese e këtij kompeticioni. “Çekiçët” triumfuan me rezultatin 2-0.

Soucek ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën angleze. Goli i tij e çoi në shtesë ndeshjen dhe aty vendosi ukrainasi Yarmolenko.

Në Gjermani festoi Eintracht Frankfurt, pasi barazoi 1-1 kundër Real Betis. Iglesias i dha fitoren në 90 minuta spanjollëve dhe ndeshja shkoi në shtesë. Hinteregger u bë heroi i gjermanëve në fund.

Lyon-Porto ishte takimi i vetëm i mbrëmjes në Europa League që përfundoi për 90 minuta. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 1-1 dhe francezët kaluan në raundin tjetër falë fitores së arritur në Portugali në ndeshjen e parë.

Lyon e nisi ndeshjen me gol sot, teksa Dembele ndëshkoi skuadrën e Portos pas 13 minutash lojë. Portugezët reaguan dhe barazuan shpejt, me Pele, por nuk ia dolën dot të realizojnë edhe golin e fitores, që kishte më shumë vlerë.

EUROPA LEAGUE – 1/8-AT E FINALEVE

Eintracht Frankfurt-Betis 1-1 (2-1)
Shënues:
Hinteregger 120+1′ / Iglesias 90′

Lyon-Porto 1-1 (1-0)
Shënues:
Dembele 13′ / Pele 27′

West Ham-Sevilla 2-0 (0-1)
Shënues:
Soucek 39′, Yarmolenko 112′

*Spartak Moscow-RB Leipzig

*Kualifikohet RB Leipzig, pasi klubet ruse janë përjashtuar nga garat ndërkombëtare

Foto: UEFA Europa League, Twitter

You may also like