VV-ja liston “punët” e kryera të Ramës në kryeqytet, ia përmendin udhëtimet në Londër dhe shtrenjtimin e Taxi-ve

by admin
Spread the love

100 ditët e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës kanë qenë minimale për Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, të cilët gjatë së enjtes në një konferencë për medie kanë listuar “punët” e kryera të tij në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Në pankartën e vendosur para objektit të komunës së Prishtinës, janë udhëtimet në Londër, pushime në hotele, ndalja e subvencionimit për Covid-19, shtrenjtimi i TAXI-ve e disa të tjera.

Triera
Kasumi Berisha këshilltare komunale e Listës Guxo, bëri një rezyme të punës 100
ditorë të kryetarit Përparim Rama.

“Do të kishim shumë dëshirë që këtu sot të analizonim ndonjë projekt apo punë konkrete filluar apo të realizuar. E tëra çfarë kemi gjetur i kemi të listuar mbrapa nesh. Jemi dëshmitarë të premtimeve të zotit Rama që i ka bërë gjatë fushatës. Një program me shumë vizatime. Këto premtime janë hiq më pak se 206, më së shumti që ka bërë ndonjë kryetar”, tha ajo.

“Përparim
Rama për 100 ditë përveç që akoma nuk ka kompletuar kabinetin e tij ai nuk ka
emëruar aksionarët të ndërmarrjeve publike. Trafiku Urban me shumë probleme për
të cilat duket se vetëm kryetari nuk është i njoftuar”, tha ajo.

E shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha se pritshmeritë janë zbehur edhe nga qytetarët të cilët sipas tij kanë rënë pre e programit iluzionar të Përparim Ramës.

You may also like