Vullnetarët përgatisin ushqim për ushtarët, gazetari i TCH raporton nga Be’er Sheva pranë Gazas

by admin
Spread the love

Dhjetëra vullnetarë në jug të Izraelit, po përgatisin ushqim nëpër tenda për ushtarët të cilët po merren me pastrimin e zonave nga ekstremistët e Hamasit.

Sipas gazetarit të TCh Artur Bibe, vullnetarët janë nga fshatra të ndryshme dhe zonat përreth. Ushtarët e rraskapitur ushqehen dhe pushojnë për disa minuta, para se të nisin sërish punën e tyre.

Bibe po raporton nga Be’er Sheva, e cila është në kufi me Gazan, ku sipas tij vihen re kudo vetëm tanke, mjete të blinduara dhe ushtarë.

“Janë me dhjetëra vullnetarë të cilët ndihmojnë për të përgatitur ushqim për ushtarët. Janë qytetarë të fshatrave dhe të zonave përreth. Është vënë re një vale e re solidariteti, të gjithë njerëzit kanë lënë punët e tyre për t’iu bashkuar forcave të ushtrisë  për t’i ndihmuar ata në punën e vështirë, që është pastrimi i zonave fillimisht kufitare dhe ndoshta më vonë Gazës prej grupeve ekstremiste të Hamasit. Janë me qindra ushtarë që janë ushqyer dhe çlodhen disa minuta. Disa të tjerë falen dhe sërish dërgohen në Gaza, e cila është 0-12 km nga këtu, është një zonë tërësisht e izoluar tashmë dhe kudo vihen re vetëm tanke, vetëm ushtarë, mjete të blinduara, fluturojnë shpesh avionë dhe helikopterë ushtarakë mbi territorin e Gazës”, shprehet Artur Bibe.


Top Channel

You may also like