Vullkani Laki-Laki lëshon re gjigante tymi në shpërthimin e ri në Indonezi

by admin
Spread the love

Mali Levotobi Laki-Laki në lindje të Indonezisë ka rinisur sot aktivitetin duke lëshuar sasi të mëdha tymi e hiri teksa autoritetet kanë rritur statusin e emergjencës për komunitetin.

Erupsioni vjen pas disa javë rritjeje të aktivitetit vullkanik të mali të ishullit Flores, duke detyruar largimin e qindra banorëve drejt strehave të përkohshme.

“Dridhjet nisën të forcoheshin, nuk na linin të flinim natën”, tha fshatarja vendase Anastasia Mariana Liwu.

Shtëllunga e tymit të lëshuar nga vullkani ngrihej deri në 2 km lartësi, teksa pas rekomandimeve për evakuime autoritetet thanë se kanë ngritur dy streha te mëdha të përkohshme për banorët.

Pas rritjes së nivelit të alarmit zyrtarët thanë se kishin vendosur zonën e ndalimin në perimetrin prej 4 km nga vullkani.

Ata këshillonin banorët të ishin vigjilentë për rrjedhje të mundshme vullkanike në lumenj dhe i kërkonin atyre të mbanin maska “për t’u mbrojtur nga hiri vullkanik”.

Arqipelagu indonezian gjendet në atë që studiuesit quajnë zonë intensive aktiviteti vullkanike Paqësorit.

Kësaj jave autoritetet vendase rritën nivelin e alarmit dhe për malin Marapi, në ishullin Sumatra dhe vendosën një zonë ndalimi prej 4.5-kilometra rreze nga krateri i tij.

Një shpërthim në dhjetor i malit Marapi, i cili në gjuhën vendase do të thotë “mali i zjarrit”, vrau 23 njerëz, sipas rrjetit AFP.


Top Channel

You may also like