Vuçiqi, miku i Mickoskit, në shërbim të opozitës së përbërë nga derivatet e BDI-së – Shqip

by admin
Spread the love

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmes një statusi në rrjetin socail “Facebook”, ka reaguar duke thënë se VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski.

Sipas Ademit, në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni.

“Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!”, ka shkruar mes tjerash Ademi./tvklan.mk

You may also like