Vuçiq shtiret si paqedashës: Serbë, mos u jepni shqiptarëve arsye të gjuajnë kundër jush!

by admin
Spread the love




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një konferencë për gazetarë në Beograd, ku ka thënë se situata në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar.

“Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi ynë dhe populli ynë. Kjo. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot. Asociacioni i komunave serbe nuk është formuar që 3390 ditë, askush nuk ka reaguar. Shqiptarë, ju lutem për qetësi”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq e ka proklamuar veten në rolin e një paqedashësi, duke thënë se i ka lutur edhe serbët e Kosovës që nëse protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës ta bëjnë me qetësi, në mënyrë që siç tha “të mos u japin mundësi shqiptarëve për të gjuajtur në drejtim të tyre”. /SHENJA/


You may also like