Vuçiq përfundon takimin pas mesnate: Besoj se në ditët në vijim do të arrijmë një zgjidhje kompromisi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me anë të një postimi në Instagram ka treguar se pak pas mesnate e ka përfunduar takimin me Lajçak dhe Escobar dhe se pritet që bisedimet me ta të vazhdojnë ende.

Ai shprehet se beson që do të arrihet në një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë.

Është 15 minuta pas mesnate dhe ne sapo kemi përcjellë mysafirët tanë, zotërinjtë Escobar dhe Lajçak. Do t’i vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë e vogël, meqenëse është e qartë se rreth targave janë në pyetje çështjet më të mëdha, dhe një zgjidhje e tillë nuk mund të ndodhë assesi”.

Natyrisht, edhe kjo që unë shpresoj nuk është e sigurt dhe duhen shumë garanci dhe shumë më tepër punë, por në ditët në vijim do të punojmë fort për të siguruar dhe ruajtur paqen për popullin tonë. Dhe njëkohësisht të sigurojmë të ardhmen për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, deklaron Vuçiq në videon e postuar.

You may also like