Vuçiq: Nuk ka më negociata pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se negociatat e fundit me palën shqiptare nga Kosova ishin të pasuksesshme, me ndërmjetësues jashtëzakonisht të vështirë dhe shtoi se Beogradi insiston që nuk do të flasë më për asgjë pa përmbushjen e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo çka ne insistojmë është se nuk ka asgjë për të cilën duam të flasim pa Asociacionin. Ne nuk e kemi problem që ta përmbushim edhe atë që nuk e kemi nënshkruar ne por të tjerët para nesh, por edhe ju duhet ta përmbushni atë që keni nënshkruar, pra Asociacionin”, ka theksuar Vuçiq në adresimin e tij të sotëm para mediave.

Lexo lajme interesante

You may also like