Vuçiq “ia heq kapelën Orbanit”, deklaratën e Erdogan pro Kosovës e quan “pak më të rëndë” – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur mik të sinqertë, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Kjo vjen pas deklaratës së Orban që tha një ditë më parë se “Nëse marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit hyjnë në kornizën e negociatave, Serbia mund të llogarisë në Hungarinë”.

“Orban është një mik i sinqertë, një burrë që e do Serbinë dhe që nuk heziton ta rrezikojë pozicionin e tij për vendin tonë. Ia heq kapelën për këtë dhe e falënderoj pafund”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe, përcjell KlanKosova.tv.

Vuçiq ka folur edhe rreth Erdogan i cili dje ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku në takimin e tyre u tha të kenë folur për rritje të bashkëpunimit.

“Erdogan tha se do të vazhdojë të punojë fort për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, që është një fjali pak më e rëndë për ne. Orban është një mik i sinqertë, që e përkrahë Serbinë”.

You may also like