Vuçiq: Do të marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

Ky reagim i tij vjen pasi ishte duke e komentuar ndalimin e hyrjes së patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirije nga Policia e Kosovës në Merdarë.

“Ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Për fat të keq, ata nuk donin të na dëgjonin, ose nuk u interesuan as të na dëgjonin”, tha Vuçiq në një video të postuar në llogarinë Instagram.

Për ndalimin e hyrjes së Porfirijes në Kosovë, ai ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në histori, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

You may also like