Vuçiç vetëquhet ujk! – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Vuçiç e shpalli veten një “ujk të vetmuar” përballë dyshes Gjukanoviç-Kurti, në një reagim ndaj tyre, duke i quajtur nga ana tjetër këta të fundit si “hijena”.

“Ne në Ballkan kemi mjaft kafshë madhështore dhe më mirë do ta pranoja gjithmonë rolin e një ujku të vetmuar, jo të hienës, të paturpshëm dhe të pamoralshëm, sado që të jenë tre, pesë, gjashtë, e ndonjëherë edhe 19”, tha ai në një reagim nervoz.

Sipas Vuçiç, ata(Gjukanoviç dhe Kurti) vijojnë damkosjen e Serbisë, siç tha, për të paraqitur atë agresore e veten viktimë.

Ndërsa duke cekur çështjen e mprehtë të këtyre ditëve, atë të armatosjes së Serbisë nga Kina, ai ironizoi:  “Pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën?

Më mirë të kishim blerë sprej Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë”.

“Serbia do ta gjejë rrugën e saj ashtu siç duan qytetarët”, përfundoi Vuçiç. /tesheshi.com/

You may also like