Vrioni mbetet pa Europë, festojnë shqiptarët e Istanbulsporit dhe Arlind Ajeti

by admin
Spread the love

Giacomo Vrioni e luajti të plotë takimin kundër Rapid Vienna, e vlefshme për një biletë në Conference League. Tirol, që humbi 1-2 në shtëpi, u mposht edhe në kryeqytet me rezultatin 2-0, me Rapidin që festoi në fund kualifikimin në Europë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare zhvilloi një sezon fantastik në Austri, duke realizuar 19 gola në kampionat me ekipin e Tirolit. Ndërkohë, edhe pse humbën 0-1, shqiptarët e Istanbulsporit festuan ditën e sotme.

Skuadra turke u mposht 0-1 në shtëpi ndaj Erzurum BB, por kaloi në finalen e madhe për një biletë në elitën e futbollit turk pas triumfit 2-4 në ndeshjen e parë.

Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Jetmir Topalli e nisën si titullarë takimin për Istanbulsporin, ndërsa Kristal Abazaj e ndoqi sfidën nga pankina.

Finalja përballë Bandirmasporit do të luhet më 2 qershor. Festojnë edhe Padova e Arlind Ajeti. Ekipi italian fitoi 2-1 me përmbysje përballë Catanzaros (0-0 sfida e parë).

Triumfi i sotëm solli kalimin e Padovës në finalen e fazës “play-off” për një biletë në Serie B. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare e luajti të plotë takimin për Padovën./ Supersport


Top Channel

You may also like