Vrioni: Konkurrenca normale te Shqipëria! Morata? I kam kërkuar fanellën vetëm

by admin
Spread the love

Golat e shënuar me Tirol në Austri nuk kanë kaluar pa u vënë re. Giacomo Vrioni rikthehet në kombëtare dhe do të jetë nën urdhrat e trajneri Edy Reja në ndeshjet miqësore kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Sulmuesi fillimisht në konferencën e sotme u shpreh: “Jam i lumtur, kur të thërret kombëtarja është gjë e bukur. Përfaqëson vendin tënd dhe do jap maksimumin”.

“Skuadra është në nivel të lartë, kemi shumë lojtarë të mirë. Është një gjë shumë e bukur të jem në kombëtare me gjithë këta lojtarë”.

“Konkurrenca? Është normale ajo, ka kudo, në kombëtare e në klub. Nëse të gjithë shënojnë me ekipet, është gjë e mirë. Trajneri vendos, është normale”.

“Objektivi është të jemi pjesë e kombëtares. Do bëj maksimumin në klub që të marr sërish ftesë tjetër. Ëndrra ime është të gjej golin e parë me kombëtaren”.

“Juventusi? Mbaj kontakte me disa lojtarë, kam disa shokë aty, sidomos me Morata. Nuk jemi ngacmuar, jemi profesionistë. I kam thënë vetëm të më ruajë fanellën. Është djalë i mirë, është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe me ka ndihmuar”.

“Spanja? Do e provojmë, do shohim çfarë niveli jemi. Do mundohemi të marrim rezultat, t’u japim tifozëve një kënaqësi”. / oversport.tv

Foto: WSG Tirol, Twitter

You may also like