“Vrima e ferrit në prag të kolapsit”, paralajmërimi i OKB-së për Gazën

by admin
Spread the love

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNWRA) paralajmëroi të premten për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit që njerëzit në veri të evakuohen përmes jugut.

“Thirrja nga forcat izraelite për të lëvizur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në Gazën veriore… është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedenta mjerimi dhe do t’i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në humnerë”, tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini në një deklaratë.

Gaza po kthehet shpejt në një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit, tha ai.

Lazzarini u bëri thirrje “të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim mbi to që t’i japin fund kësaj tragjedie dhe të ofrojnë akses dhe mbrojtje humanitare të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për civilët, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.”


Top Channel

You may also like