Vrau dy persona në Belgjikë, kapet një 45-vjeçar! Pasi tentoi të arratisej, qëllohet me armë zjarri në gjoks

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme në qendër të Belgjikës një burrë hapi zjarr në qendër të Brukselit, duke vrarë dy persona dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas dëshmitarëvë në vendgjarje, para se të hapte zjarr ndaj dy tifozëve të veshur me fanellat e kombëtares suedeze, ai ka thirrur “Allahu Ekber”.

Ditën e sotme, autoritetet belge kanë bërë të mundur kapjen e tij në Schaerbeek. 45-vjeçari tunizian Lasoued Abdeslam i cili po tentonte të arratisej, u qëllua me armë zjarrin nga policia në gjoks. Arrestimi ka ndodhur pranë një shtëpie në zonën e Saerbek, ku dyshohet se banonte Abdeslam. 45-vjeçari u qëllua në gjoks nga policia dhe u dërgua me ambulancë në spital, ku mësohet se po trajtohet në reanimacion. Arrestimin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm i Belgjikës. Gjatë hetimeve të mëparshme, oficerët e policisë kanë gjetur disa armë, ndërsa prokuroria ka konfirmuar informacionin se mes tyre është një armë e ngjashme me atë të sulmit vdekjeprurës të së hënës mbrëma në Bruksel.

 

“Arma e përdorur në sulm u gjet në shtëpinë e 45-vjeçarit në Schaerbeek. Kjo rrit gjasat që ai të jetë autori. Tani po marrim shenjat e gishtërinjve për të qenë 100% të sigurt”, tha ministri i Brendshëm belg sipas VRT.

Kush është 45-vjeçari që vrau dy persona në Bruksel?

Lasoued Abdeslam, 45 vjeç, me origjinë tuniziane, banor i Brukselit, është përballur më parë me akuza për terrorizëm në vendin e tij në Tunizi, sipas mediave belge.

Në një video të regjistruar nga një banor i zonës, sulmuesi, i veshur me një xhaketë portokalli dhe një helmetë të bardhë në kokë, mbante një armë zjarri, pasi zbriti nga skuteri, ai qëlloi disa herë në rrugë para se të vriste brenda një taksie dy suedezë. Shoferi i taksisë u plagos dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.


Top Channel

You may also like