Vrau dy fëmijët e saj 11 dhe 7 vjeç, nëna shkon tek puna e burrit me fustan të kuq dhe e gjuan me thikë

by admin
Spread the love

Një grua 49-vjeçare është arrestuar dhe mbetet në paraburgim pasi dyshohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj, 11-vjeçarit Ethan John dhe shtatëvjeçares Elizabeth John në shtëpi në Stoke-on-Trent në Angli.

Më pas ajo shkoi në vendin e punës së burrit në një lavazh, pesë minuta larg, e veshur me një fustan të kuq, para se ta godiste me thikë pak pas orës 14 të së dielës.

Burri i quajtur Alex, u dërgua në spital pas një plage të marrë në stomak nga thika.

Policia shkoi në shtëpinë ku familja jetonte me qira dhe gjetën fëmijët pa ndjenja dhe lëndime të shumta në trup. Babai i tyre pasi doli nga spitali, është shprehur se ndihet i shkatërruar që ka humbur dy fëmijët e tij.

Nëna 49-vjeçare nga Stoke-on-Trent, e cila u arrestua me dyshimin për vrasje, aktualisht është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga oficerët.


Top Channel

You may also like