Vrasja në burgun e Peqinit/ Skaneri dhe disa kamera jashtë funksionit, Mjacaj e mbante armën me vete edhe në ajrim – Shqip

by admin
Spread the love

Skaneri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nuk ka funksionuar për disa ditë. Ky informacion është konfirmuar nga burime të Klan News teksa ngre dyshime për mënyrën se si shkoi në dorën e Sokol Mjacajt pistoleta me mulli, të cilën ai e përdori për të vrarë Arben Lleshin.

Skaneri është paisja në të cilën kalojnë çdo ditë punonjësit e policisë së burgut dhe i gjithë stafi civil dhe që detekton e jep sinjale për çdo send metalik. Po ashtu përveç skanerit në burgun e sigurisë së lartë nuk kanë funksionuar për pak kohë as disa kamera të sigurisë.

Sipas prokurorisë mosfunksionimi i skanerit dhe kamerave të sigurisë i ka krijuar lehtësia Sokol Mjacajt, dhe bashkëpuntorëve të tij për të bërë të mundur futjen e pistoletës brenda në burg. Po ashtu Mjacaj armën e kishte fshehur në qelinë e tij në, disa raste ai e ka mbajtur me vete gjatë kohës që lëvizte nëpër ambiente të ndryshme të burgut.

Të gjitha këto detaje dhe dinamika e ngjarjes, kanë bërë që grupi hetimor të krijojë dyshimin se Mjaçaj nuk ka vepruar i vetëm dhe se ka pasur edhe bashkëpuntorë të tjerë. Momenti kur Sokol Mjacaj ka dalë nga qelia e tij për në zonë e ajrimit, aty ku pati mundësinë që të afrohej pranë  qelisë së Arben Lleshit që ndodhej në katin e parë dhe ta ekzekutonte nuk është i filmuar nga kamerat. Burime bëjnë me dije se në pamje shihen vetëm të dënuar që vrapojnë.

Këto dyshime të grupit hetimor përforcohen edhe më shumë nga e shkuara e Arben lleshit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim hoxhës, në 2012 në Angli. Lleshit po ashtu nga 2013 deri në 2020 i janë vrarë 4 të afëm të tjerë. Hetuesit janë duke verifikuar të gjithë të dënuarit që kanë pasur kontakt me Mjaçajn.

Mjacaj ka qenë kontradiktor në dëshminë e tij, ndërsa ka dyshime të forta se ai ka vrarë Lleshin, si porosi nga persona të tretë për motive gjakmarrjeje. Burime bëjnë gjithashtu me dije se 4 të afërm të Agim Hoxhës, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje nga policia.  Ata janë të moshës 20-25 vjeç.

Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë celularët e tyre, nëse kanë pasur kontakte apo biseda të dyshimta, që lidheshin me Sokol Mjacajn. Policia e Elbasanit kërkon të marrë në pyetje dy të afërm të Sokol Mjacajt të cilët e kishin takuar kohët e fundit në burgun e Peqinit./tvklan

You may also like