Vrasja mafioze në Tiranë, autorët u siguruan që asnjëri të mos mbetej gjallë, makina shoshë nga plumbat

by admin
Spread the love

Autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë janë siguruar mirë që asnjë personat që ndodheshin në automjet në momentin e atentatit mafioz të mos mbetej gjallë. Nga pamjet e siguruara nga ABC në vendin e ngjarjes, duken plumbat që kanë përshkuar automjetin në të gjithë anët e tij.

Nga atentati mbetën të vrarë Erigers Mihasi 32-vjeç dhe Armando Dumani 26-vjeç, shokë me njëri tjetrin dhe fqinjë në zonën e Yrshekut në Tiranë. Ata po udhëtonin me automjetin luksoz tip Audi në pronësi të Mihasit që drejtohej nga ky i fundit, ndërkohë që Dumani ishte pasagjer.

Makina e tyre dhe ajo e autorëve dyshohet të kenë qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes. Atentatorët më pas u larguan nga vendi ku kryen krimin. Pak më vonë në zonën e Thumanës, policia gjeti një automjet tip “Toyota” të djegur ndërkohë që në brendësi të saj u gjetën dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Ndërkohë nga këqyrja e automjetit dhe trupit të viktimave ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur. Mihasi ishte një emër i njohur për policinë, si mik i Ervis Martinajt si dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale nga grabitja e prindërve të Elton Cicos në Tepelenë dhe atentati ndaj Mumajesëve në Tiranë.

Nga ana tjetër Dumani, rezulton pjesë e një bande e cila në vitin 2012 kreu një sërë grabitjes në banka të ndryshme. Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli. Ndërkohë po verifikohet edhe automjeti i djegur tip “Toyota” i gjetur në Thumanë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje.

This post was published on 2021-11-14 8:19 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like