Vrasja e të riut grek/ Presidenti i UEFA-s konferencë me Mitsotakis: Do luftojmë fort dhe ashpër huliganizmin

by admin
Spread the love

Tetë ditë pas incidenteve të dhunshme në Athinë mes huliganëve kroatë të Dinamos së Zagrebit dhe atyre të Aek-ut të Athinës ku ka mbetur i vdekur një 29 vjeçar, Presidenti i UEFA-s Aleksandër Čeferin dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë deklaruar se do të luftojnë fort dhe ashpër huliganizmin.

Kemi ardhur në një pozicion ku duhet të themi huliganizmit “mjaft më”! Duhet ta ndalojmë dhe ta eliminojmë këtë kancer nga shoqëria, jo vetëm nga futbolli , ka thënë Ceferin .

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që ky incident i tmerrshëm dhe incidente të tilla të mos përsëriten më. Jemi të vendosur, na besoni, kjo nuk është deklaratë politike, ne jemi të vendosur. “- tha Aleksandër Ceferin president i UEFA-s.

Ceferin dhe Mitsotakis me pas kanë pasur edhe  një takim me dy ministrat përkatës të Atletikës dhe të Rendit si dhe me pronarët e katër ekipeve më të mëdha të futbollit në Greqi për të shpallur masa konkrete në luftën kundër huliganizmit.

“Klubet e organizuara të tifozëve këtu do të mbyllen. Çdo ekip do të ketë një shoqatë të vetme të bazuar në klubin zyrtar të futbollit. Ne ramë dakord dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë, me drejtuesit e katër skuadrave të mëdha, që policia të ketë tashmë një kontroll thelbësor në hyrjen e tifozëve të organizuar dhe  në ato pjesë të stadiumit që na kanë shkaktuar probleme në të kaluarën.”- tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Gjithashtu sipas Mitsotakis në bashkëpunim me UEFA-n dhe shtetet anëtare do të krijohet një observator i dhunës që do të regjistrojë rastet dhe personat, në stadiume do të vendosen sisteme monitorimi të integruara me kamera, ndërsa në rastet e nevojshme do tu mbyllen dyert e stadiumeve tifozëve të organizuar si dhe do të ketë dënime deri në përjashtime të skuadrave greke nga kompeticionet europiane.

Mitsotakis ka kërkuar edhe bashkëpunimin e shteteve të tjera të BE në ndalimin e fenomeneve të dhunës në sport.


Top Channel

You may also like