Vrasja e Ivanoviqit, avokatët thotë se dëshmitarët janë të frikësuar nga bandat në veri

by admin
Spread the love

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi në rastin e vrasjes
së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ku ka dëshmuar një pjesëtar i Policisë, raporton
Ekonomia Online.

Avokati Tomë Gashi, i cili përfaqëson Rade Basara, i akuzuar në këtë rast, pas
përfundimit të seancës, tha se dëshmitari i radhës nuk e ka përmendur asnjërin
nga të akuzuarit gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues, raporton Ekonomia
Online.

Madje ai tha se anë të frikësuar dhe nuk mund të jenë të pavarur në
deklarimet e tyre, kjo për faktin që në veri fuknsionojnë banda kriminale që u
dëshmua edhe raportin e Departamentit amerikan.

“Dëshmitari ka deklaruar se ka pasur pjesëtarë të gjandarmërisë serbe
dhe ka pasur dhe ka pasi pjesëtarë të painformuar ka pasur pjesëtar faktikisht
sipas tij edhe grupe të organizuara kriminale që janë quajtur ‘Mjekroshat dhe
Qelat’ dhe të gjithë këta kanë qenë të organizuar nga grupi kriminal i
Rajdoqiqit. Sa i përket personave të akuzuar në këtë rast ai nuk ka përmend
asnjërin prej tyre dhe ka deklaruar se nuk e njeh asnjërin prej tyre që të jetë
prestarë i këtij grupi. Por në fund ka ndryshuar paksa deklaratën duke thënë se
nuk mund të jep detaje për shkak të sigurisë së tij personale dhe ka mbetur
krejtësisht në deklaratën e tij të mëhershme”.

“Ne besojmë që të gjithë dëshmitarët që deri më tani kanë deklaruar
dhe që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe që janë të nacionalitetit serb
kanë deklaruar në mënyrë të heshtur apo direkt se janë të frikësuar nga grupet
kriminale në veri. Dëshmitari i fundit i ka deklaruar edhe atë që Departamenti amerikan
e ka thënë, disa prej tyre me emra dhe me mbiemra dhe është e qartë që një
pjesë e madhe e tyre janë të frikësuar dhe nuk mund të jenë të pavarur në
deklarimet e tyre siç do të duhet të ishin në gjykatë”.

Avokati mbrojtës i Silvana Arsoviq Musa Damati, tha se klientja e tij nuk
ka qenë e përfshirë në raportin e ShBA-së për sanksionin e një grupi në veri të
vendit të dyshuar për krim e korrupsion, raporton EO.

“Klientja ime nuk është përmendur në raportin e fundit që ndërlidhet
me sanksionet e ShBA-së dhe Silvana Arsoviq nuk do të përmendet asnjëherë në
raportet e tilla dhe për këtë garantoj unë si avokat i saj. Për arsye se ajo ka
qenë e angazhuar dhe vazhdon të jetë e angazhuar që të instaloj në komunitetin
e saj pluralizmin mendimin e lirë dhe prosteritetin”.

Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Marko Roshiq, i akuzuar për përfshirje në
vrasjen e politikanit serb, ka kërkuar nga mediet që të kenë kujdes në
raportimet për këtë rast.

Sipas tij, dëshmitari i radhës nuk ka ofruar ndonjë të dhënë që e lidh
klientin e tij me këtë vrasje.  

“Së pari sipas mendimit tim mediat duhet të kenë kujdes kur i’u
referohen dëshmive e sidomos është edhe detyrë edhe anë humane që mundësisht
emrat e dëshmitarëve mi paraqit me iniciale. Sa i përket kësaj dëshmie të sotme
unë e kam përshtypjen dhe jam i autorizuar më së shumti që të flas në raport me
klientin tim, siç e pat ky dëshmitar rreth 350 faqe që janë nxjerrë nga
ekzaminimi i telefonit të tani të ndjerit Ivanoviq janë dërguar nga ky
dëshmitar, do të thotë ato foto, tekste mesazhe, përmbajtje lidhur me ngjarje e
të gjitha ato asnjëra nga to nuk i ka icizuar aj ose nuk i ka nxjerr ai ato
fotografi”.

“Është ky dëshmitari i cili i ka furnizuar, është çështje tjetër se çfarë
qëllime se unë mund t’ia kryej dikujt një shërbim, t’ia dërgoj një fotografi ose
një mesazh. Prej fillimit të vitit 2017 deri në fund të vitit do të thotë dy
vjet në fund të vitit 2018 janë ato raporte prova materiale të cilat në mënyrë
të ligjshme gjykata i ka nxjerrë në mënyrë të ligjshme dhe e ka kryer
ekspertizën e telefonave e tani të ndjerit”.

“E dëgjuat edhe vet që ky dëshmitar në raport me klientin tim nuk ishte në
njohuri se i takonte këtij apo atij grupi dhe nuk ishte në dijeni se disa
shënime që supozohet se janë të përpunuara nga policia ky dëshmitar i ka shkruar
ose i ka dhënë informatat lidhur me përkatësinë e grupeve etj. Kështu që
konsideroj se edhe me këtë dëshmi nuk është zbardh diçka në raport me dyshimet
të cilat i vijnë në barrë klientin tim. Pavarësisht faktit e shihet se ky
dëshmitar i ka dërguar fotografitë e veturës së të akuzuarit dhe është një ndër
provat që klienti im mbahet në paraburgim”.

Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Ish-politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të viti 2018.

You may also like