Vrasësi i dyshuar i zonjës së dyqanit prej flamurit LGBT, kishte një histori postimesh homofobike (fotot)

by admin
Spread the love

Vrasësi i dyshuar i pronares së një dyqani në Kaliforni prej një flamuri ylberi që kishte vendosur jashtë butikut të saj, kishte shumë precedentë të postimeve anti-LGBTQ dhe të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale, thanë sot autoritetet në SHBA.

Autoritetet identifikuan dje të dyshuarin 27 vjecar Travis Ikeguchi, i cili u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pasi kishte qëlluar për vdekje Laura “Lauri” Carleton janë dyqanit të saj të veshjeve.

Ikeguchi më parë kishte grisur flamurin LGBT në ngjyrat e ylberit që 66 vjeçarja Carleton, kishte vendosur jashtë biznesit të saj. Kur ajo ishte konfrontuar me autorin për grisjen e flamurit, ai kishte nisur me “sharje të shumta homofobike” dhe më pas e kishte qëlluar, tha sherifi qytezës së San Bernardino County në konferencën e shtypit.

Carleton, një figurë e njohur në komunitet dhe nënë e nëntë fëmijëve, kishte vdekur në vend, ndarsa Ikeguchi u largua nga vendngjarja.

Oficerët e kishin arritur atë rreth 2 km larg dyqanit, kur i dyshuari qëlloi ndaj policëve or mbeti plagosur për vdekje, sipas versionit zyrtar të ngjarjes.

Ikeguchi ishte raportuar i humbur nga familja e tij një ditë para ngjarjes. Ai bënte shpesh postime anti-LGBTQ, anti-abort dhe anti-refugjatë në rrjetet sociale dhe në platformën e të djathtës ekstreme Gab.

Në një prej tyre par një muaji ai shkruante, “Ja çfarë duhet bërë me flamurin LGBT?” ndërsa në foto shihej që i kishte vënë flakën.

Në të tjera rrjete ai bënte postime homofobike, anti-qeveritare dhe anti-policore.

“Duhet të ndalojmë kompromisin me diktaturën LGBT …ndjekësit e vërtetë të Krishtit nuk duhet të tolerojnë indoktrinimin me axhendën LGBT”, shkruante më tej autori.

Ikeguchi përdorte shpesh vargje të Biblës në postimet e tij antagoniste, por policia tha se ai nuk njihej prej tyre deri para vrasjes.

Carleton, e cila njihej nga miqtë si Lauri, dhe lë pas bashkëshortin e nëntë fëmijët, në atë që përshkruhej si një “familje e përzier”.

Gruaja nuk identifikohej si anëtare e komunitetit LGBTQ por ishte një mbështetëse e tyre.

Sulmi vjen mes një rritjeje të ndjesisë dhe retorikës anti-LGBTQ në zona të ndryshme të SHBA

Muajin e kaluar një adoleshent qëlloi për vdekje me thikë 28 vjeçarin homoseksual O’Shae Sibley, në New York, në rastin e përcaktuar si krim urrejtjeje.


Top Channel

You may also like