Vozitësi nga Haraçina që i pëlqen të drejtojë maunen në anën e majtë në Britani të Madhe

by admin
Spread the love

E takuam te vendparkimi “Hurst” në autostradë, në afërsi rë Burgdorfi, duke shijuar qebapat e shijshëm të Isenn Iseinit, bashkatdhetarit tonë që me sukses është duke menaxhuar lokalin “R-Imbiss”dhe ku mund të shijoni edhe specialitete tjera shqiptare e ballkanike.

“Tërë ditën jam duke pritur këtu, pasi në qytet nuk mund të gjendet lehtë ndonjë vendparkim për maunen”, pohon enkas për “Shtegu.com”, vozitësi nga Haraçina e Shkupit, Anuar Pajaziti, i cili zakonisht transporton mall nëpër Europën Perëndimore, e gjithashtu edhe në Britani të Madhe. Tani ai po priste ndonjë ofertë tjetër për transport duke shijuar motin e shkëlqyeshëm të fundit të muajit tetor.

“Më pëlqen shumë puna si vozitës dhe aspak nuk përtoj të bëj shumë kilometra. Është punë të cilën e kam në zemër dhe e bëj me dëshirë. Është pak e mërzitshme pasi për një kohë të gjatë duhet të jesh larg të afërmve, por puna është e tillë”, vazhdon më tej Anuari.
Tashmë shtatë vite merrem me këtë profesion,ndërsa së fundmi jam i angazhuar te sipërmarrja “Breza Transport” e cila në gjirin e saj ka rreth pesëmbëdhjetë maune që shpërndajnë mall nëpër Europën Perëndimore e në Ballkan.

“Më së lehti e kam të voziti nëpër Britani të Madhe, pasi atje vozitet nga ana e majtë dhe me maune shumë lehtë mund të dilet nga autostrada. Kjo është ajo përparësi që më ndihmon më së tepërmi”, rrëfen Anuari duke përshkruar vendet nëpër të cilat ai transporton mall. Gjithashtu rrëfenedhe për sigurinë gjatë natës nëpër vendparkime të ndryshme europiane.Pa dyshim se bëhet fjalë për një profesion të rëndë dhe të ndërlikuar, por Anuari në fund na përshëndet me vullnet të çeliktë për të vazhduar mëtutje me kënaqësi punë e tij që e ushtron me aq pasion.

You may also like