Von Cramon pajtohet me Rohden: Shpresoj të shohim nënshkrimet nga Kosova dhe Serbia në marrëveshje

by admin
Spread the love

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është pajtuar me ambasadorin gjerman në Kosovë,Jorn Rohde, se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër.

Von Cramon ka shtuar se ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në BE për të dy vendet, njofton Klankosova.tv.

“Nuk mund të mos pajtohem më shumë. Shpresojmë shumë që të shohim nënshkrimet nga Kosova dhe Serbia në marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër”, ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

“Ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian për të dy vendet”.

Kujtojmë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është afër, duke iu referuar takimit të 18 marsit, i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /Klankosova.tv.

You may also like