Vodhi një pako patatina, arrestohet ylli i “Hannah Montana” – Shqip

by admin
Spread the love

Ylli i serialit “Hannah Montana”, Mitchel Musso është arrestuar si i dyshuar për vjedhje dhe konsum të lëndëve narkotike ose alkoolit në publik.

Aktori ka luajtur rolin e Oliver Oken përkrah Miley Cyrus dhe babait të saj, Billy-Ray Cyrus.

Autoritetet u paraqitën në një hotel në Rockwell, Teksas në njëhotel ku 32-vjeçari dyshohej se kishte vjedhur patatina. Kur aktorit i kërkuan paratë për të paguar patatinat, ai kishte refuzuar dhe ishte bërë agresiv verbalisht.

Nga kontrolli i të dhënave, Musso rezulton se nuk ka kryer regjistrimin e makinës, nuk ka paraqitur lejen e drejtimit të mjetit si dhe ka thyer një paralajmërim paraqitjeje. Disa vite më parë ai është arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Aktori e kaloi natën në burg dhe u lirua pasi pagoi një gjobë prej 1000 Dollarësh./tvklan.al

You may also like