VMRO shënjestron Merita Mustafain e BDI-së: Me çfarë para është ndërtuar hacienda në Breg të Diellit

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE ka vazhduar të publikojë, sic thonë nga kjo parti, detaje rreth njerëzve të afërt me Artan Grubin, që rrotullojnë biznese të mëdha, por edhe të funksionarëve të BDI-së që këtë ua kanë mundësuar.

Byroja për metrologji, sipas VMRO-DPMNE-së, ka rëndësi kyçe në gjithë procesin. Në shënjestër të opozitës, sic percjell KlanM, është Merita Mustafai – drejtore e Byrosë, që sipas tyre mundëson bizneset e njerëzve të afërt të Grubit. Duke mos kontestuar listën anketuese, VMRO-DPMNE pretendon se bashkëshorti i Merita Mustafait, posedon vilë luksoze në Kodrën e Diellit me mbi 150 metër katrorë.

“Kjo është hacienda në Kodër të Deillit të Mustafait që I mundëson një njeriut të afërt të Grubit të fitojë akreditimin për kalibrimin e instrumenteve për derdhjen e derivateve të naftës dhe gazit të lëngshëm. Publikisht u bëjmë thirrje institucioneve të hapin hetime dhe të konstatojnë se me cilat para Familja Mustafai ndërton vilën në Kodrën e Diellit dhe përse nuk është paraqitur? Është koha për përgjegjësi nga kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

You may also like